Comunicato Consolato di Milano

Konsullata Shqiptare e Milanos na beri te dituar se Ministria Shqiptare per Evropen dhe Punet e Jashtme dhe te gjitha perfaqesite diplomatike jane duke monitoruar ne kohe reale situaten dhe zhvillimet e duke punuar per te evidentuar qytetaret te cilet gjenden aktualisht ne Itali por qe kane nevoja reale per tu kthyer ne Shqiperi.
Duke qene se organizimi i trasportit kerkon kohe, per te evituar qe keta person te mbeten pa strehim e pa mjete ekonomike (si per shembull punetoret sezonal qe kane humbur punen per shkak te mbylljes se aktiviteteve ekonomike), Konsullata i ben thirrje solidaritetit dhe zemergjeresise qe karakterizon popullin tone.
Ndaj, bashkeqytetaret dhe shoqatat shqiptare ne Itali, te cilet mund te ofrojne ndihme ekonomike apo strehim te perkohshem (qofshin keto apartamente te lira apo dijeni e qendra strehimi ne territor) per personat dhe familjet e gjendura ne veshtiresi, te kontaktojne ne adresen e e-mail consulate.milan@mfa.gov.al si dhe ne numrat per emergjencat 0039/3497834666 – 0039/3917373551.
Qyetet ku ndodhen personat ne nevoje jane: Milano, Abbiategrasso, Varese, Monza, Lissone, Venezia, Trento, Verona, Bergamo, Brescia, Parma, Pavia, Ferrara, Bologna, Cremona, Rapallo, Genova etj.
Sot me shume se kurre duhet te jemi te bashkuar, te shohim drejt te ardhmes por duke mos lene askend mbrapa: edhe ndihma me e vogel, brenda mundesive te gjithesecilit, eshte e cmuar.